Qarku Shkoder - Zgjedhjet


Berisha nga Shkodra, akuza Rames

Tuesday, 28 May 2013 16:15 Lajme
Print PDF

Kryeministri Sali Berisha zgjodhi Shkodren per te mbyllur ciklin e prezantimeve te kandidateve per deputete te Partise Demorkatike, ne te gjithe Shqiperine. Kur kryeministri e pershkroi mitingun si me madheshtorin ne historine elektorale te Shkodres, kjo zgjedhje u duk se nuk ishte rastesore.
Nga Shkodra, kryeministri Berisha kishte edhe nje mesazh elektoral per kreun e opozites, Edi Rama, dhe per politiken e tij, te cilen e cilesoi si politiken e mohimit dhe bllokimit.

Ne zgjedhjet e fundit, demokratet fituan 7 nga 11 mandate. Duke ftuar shqiptaret te votojne numrin 44, kryeministri kerkoi mandatin e 8 nga shkodranet.Ndersa kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila kryeson edhe listen e kandidateve per deputete ne Shkoder, tha se ne keto 8 vite Shkodra e lene pas dore, ka rilindur. Topalli akuzoi kreun e opozites, Edi Rama, se nuk njeh asgje nga Shkodra dhe shkodranet, pasi ne jemi njerez te lire dhe te vertete.

 

Lagjia “Zdrale” ndalesa e radhes e kandidatit Çela

Monday, 27 May 2013 15:47 Lajme
Print PDF

Banoret e lagjes “Zdrale” i kane dhuruar nje pritje te ngrohte dhe miqesore ne takimin e radhes electoral, kandidatit per deputet te LSI-se qe kryeson listen e qarkut Shkoder Agron Çela. Ai shoqerohej ne kete takim edhe nga kandidatet Nora Malaj dhe Artan Bushati, te cilet njekohesisht prezantuan edhe programin elektoral te LSI-se. Ne fjalen e tij para banoreve, kandidati Çela tha se njeh mire problematikat dhe shqetesimet e kesaj zone, ndaj ai do te jete nje ze i fuqishem pas 23 qershorit nese do te jete perfaqesues i tyre ne kuvendin e shqiperise.

Edhe banoret njezeri falenderuan kandidatin Çela per kete takim dhe i ofruan mbeshtetje ne rrugen e nisur, duke i uruar fitore ne 23 qershor.
Duke u ndalur lagje me lagje dhe dere me dere te familjeve ne qarkun e Shkodres, kandidatet per deputet te LSI po njihen me shqetesimet qe ka sot komuniteti dhe njekohesisht po I prezantojne programin e forces se tyre politike, ku ne fokus ka punesimin, arsimimin, zhvillimin ekonomik dhe integrimiun europian te vendit. LSI mban ne fleten e votimit numerin 26.

 

Kandidati Çela dreke me perfaqesues te 15 komunave

Sunday, 26 May 2013 15:59 Lajme
Print PDF


Kandidati per deputet i LSI-se, qe kryeson listen e qarkut te shkodres Agron Çela ka zgjedhur fundjaven per te bashkuar se bashku ne nje dreke ne mjediset e Grand Hotel Europa, perfaqesues te 15 komunave te qarkut. Nje takim ndryshe per ti falenderuar per punen  e bere deri me sot, por njekohesisht per te kerkuar nje angazhim edhe me te madh deri me 23 qershor, kur shqiptaret do te vendosin se kush do ti qeverise per 4 vitet e ardhshme. Te pranishem ne kete dreke ishin edhe kandidate te tjere per deputet te LSI-se dhe perfaqesues te kesaj force politike ne Shkoder.

Njezeri perfaqesuesit e komunave te qarkut te Shkodres kane falenderuar zotin Çela per kete dreke miqesore qe i bashkoi te gjithe sebashku dhe i kane uruar ketij te fundit suksese ne 23 qershor dhe fitore. LSI mban ne keto zgjedhje numrin 26, i cilesuar nga perfaqesuesit e saj si numer shansi qe do tu garantoje atyre nje rezultat sa me te mire.

 

Kandidatet Çela dhe Malaj takime ne Bushat

Thursday, 23 May 2013 13:05 Lajme
Print PDF

Kandidati per deputet i LSI-se, qe kryeson listen e qarkut Shkoder Agron Çela i shoqeruar nga kandidatja Nora Malaj ka zhvilluar nje takim me banore te komunes Bushat. Ato kane njohur banoret e kesaj njesie vendore me programin elektoral te LSI-se, ndersa theksuan se forca politike qe ato perfaqesojne ka projekte te qarta per zhvillimin e ketyre zonave. Banoret e Bushatit i ofruan mbeshtetje zotit Çela dhe zonjes Malaj, duke premtuar qe vota e tyre me 23 qershor do te shkoje per kete force politike.

Nuk munguan as pyetjet e banoreve te Bushatit per kandidatet Çela dhe Malaj, ne lidhje me zhvillimin e bujqesise, mbeshtetjen ndaj fermereve apo investimet per qarkun e Shkodres, qe sic theksuan 2 kandidatet qe ne mandatin e pare te qeverise se re te dale pas 23 qershorit do te jene shume here me te medha se deri me sot. Zyrtarisht ka nisur fushata elektorale dhe LSI me sloganin “Te ecim me shpejt”, synon te ece drejt zhvillimit te vendit dhe progresit.


 

Kandidati i LSI-se Çela takime ne Postribe

Tuesday, 21 May 2013 16:18 Lajme
Print PDF

Komuna Postribe ishte ndalesa e radhes e kandidatit per deputet te LSI-se, qe kryeson listen e qarkut Shkoder Agron Çela. I shoqeruar nga koordinatori Gezim Podgorica dhe kandidati Senad Halluni, zoti Çela u njoh me problematikat qe kane banoret e kesaj zone dhe me pas prezantoi programin elektoral te LSI-se. Takimi u zhvillua ne zyren e shtabit elektoral te LSI-se, ndersa te tilla takime me komunitetin do te jene te vazhdueshme jo vetem per te bashkebiseduar me qytetaret, por edhe per t’iu parashtruar oferten e forces se tij politike, per nje Shqiperi me te zhvilluar pas 23 qershorit.

Me pas, kandidatet Çela dhe Halluni se bashku me koordinatorin Podgorica zhvilluan nje takim me sportiste te komunes Postribe. Zoti Çela ka nisur punen dhe ashtu sic eshte premtuar, ne kete zone po ngrihet akademia e futbollit te Postribes, e ngjashme me akademine Vllaznia. Ekipet zinxhir do te mbeshteten nga kandidati Çela duke i dhene zhvillim sportit ne kete zone dhe duke premtuar per te ardhmen edhe te ekipit te Vllaznise me talentet e reja. Nje nder pikat e forta te programit te LSI-se eshte edhe sporti, pervec punesimit, zhvillimit ekonomik etj.


 


Page 1 of 5