Provimi i lirimit ne matematike.

Saturday, 19 June 2010 13:40
Print PDF

3341 nxenes te klasave te 9-ta ne qarkun e shkodres I jane nenshtruar provimit te fundit te lirimit, atij te matematikes. Ne 40 ambjente te ndryshme nxenesit I jane nenshtruar ketij provimi I cili zhvillohet vetem me shkrim dhe sipas te njejtes formule me maturen shteterore.

Drejtoresha e arsimit Atrida Ferketi ka beret e ditur per tv1 channel se ky process ka ecur normalisht dhe nuk ka patur probleme. Provimi eshte monitoruar nga inspektore te DAR dhe sipas raportimeve ai ka shkuar sipas rregullave te percaktuara edhe ne rrethin e Pukes dhe Malesise se Madhe.

Pjese e ketij procesi kane qene edhe femijet e ngujuar te qarkut te shkodres te cilet kane zhvilluar provimin ne ambjente te sigurta dhe te mbrojtura. Rregullorja përcakton se 3-5 ditë pas mbarimit të çdo provimi, dorëzohen në AVA, zyrtarisht, në fletë dhe kopje elektronike, lista e plotë e emrave të komisionerëve, administratorëve të provimit dhe të sekretimit, për çdo mjedis, të ndarë sipas mjediseve dhe sallave, ku ata kanë qenë administratorë, ku shënohet dhe numri i nxënësve që kanë pasur në administrim.

Testet nuk vlerësohen nga mësuesit e shkollës, por mblidhen nëpër drejtoritë arsimore, pra me vlerësues të jashtëm, që emërohen Qendra e Vlerësimit të Testeve (QVT) e DAR/ZA, sipas skemave të vlerësimit të dërguara nga AVA. Çdo test vlerësohet nga dy vlerësues I cili firmos në çdo test që vlerëson.

Kur midis dy vlerësuesve ka ndryshime pikësh për të njëjtat kërkesa, kryetari i vlerësuesve të lëndës cakton një vlerësues të tretë, vendimi i të cilit është përfundimtar. Nderkohe nxenesit e klasave te nenta presin qe gjate ketyre diteve te kene ne duar rezultatet e provimit te gjuhes shqipe dhe letersise.

Last Updated on Saturday, 19 June 2010 13:43