Deklarimi i te ardhurave personale

Monday, 15 April 2013 13:11 Lajme
Print PDF

Te gjithe ata individe qe kane pasur te ardhura mbi 2 milione leke per vitin 2012 duhet te plotesojne formularin e deklarimit dhe ta dorezojne ate brenda dates 30 prill. Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, kur kane mbetur edhe tri jave per te kryer kete proces, u ben thirrje qytetareve te zbatojne kete detyrim, ne menyre qe te mos behen pjese e penalizmit. Ne formularin e deklarimit, sipas Tatimeve, duhet te regjistrohen gjithe zerat e menyres se krijimit te te ardhurave thote Brikela Rroji, drejtore e sherbimit per tatimpaguesin.

Viti i pare i deklarimit te te ardhurave ishte ai per 2011-en dhe qe deklarata u plotesua ne shtator te 2012-s. Per kete vit, sipas ligjit, deklarimi duhet te behet brenda 30 prillit dhe jane nje sere grupesh qe Drejtoria e Tatimeve i konsideron grupe me risk, te cilet do te jene nen monitorim mbi deklarimin. Tatimet theksojne se keto grupe, qe perfshijne individe ne profesione te lira, por edhe biznese sipas sektoreve te ndryshem, do te “kalohen” ne site. Percaktimin e grupeve te riskut Tatimet e kane pjese te strategjise se tyre, nje proces ky i njejte pak a shume me percaktimin qe u behet bizneseve me risk sipas sektorit.