“Investimet ne turizem si paraprijese te integrimeve rajonale”

Saturday, 03 April 2010 12:13
Print PDF

“Investimet ne turizem si paraprijese te integrimeve rajonale” ka qene tema e konferences se dyte shkencore nderkombetare  qe ka mbledhur ne komunen e Ulqinit akademike, studiues dhe specialiste nga Shqiperia, Mali I zi dhe Kosova.

Qendra per hulumtime ekonomike ne ulqin, perfaqesues te universitetit Luigj Gurakuqi te shkodres, Fakulteti I turizmit mediterran Bar, Kolegji Gjilanit dhe universiteti Kristal Tirane, kane referuar mbi tema te ndryshme lidhur me zhvillimin e turizmit dhe politikat e perbashketa.

Hapjen e kesaj konference e pershendeti kryetari I komunes ulqin Gezim Hajdinaga i cili ne fjalen e tij theksoi se turizmi mbetet perparesi madhore per Ulqinin.

Irakli Beka perfaqesues I U. Shkodres duke kujtuar edhe  konkluzionet e conferences se nje viti me pare, veçoi se  turizmi ne funksion te zhvillimit ekonomik dhe procesi I integrimit ka nevoje per nje strategji qe harmonizon  investime te shtetit me ato te biznesit privat.

Nderkohe drejtoria e maredhenieve me jashte ne bashkine shkoder Zamaida Kastrati u ndal tek politikat e perbashketa te zhvillimit te turizmit.

“Investimet e huaja direkte ne turizem ne kushtet globale te krizes ekonomike”, “Planifikimi dhe menaxhimi I hapesires ne rajonin nderkufitar Shkoder- Ulqin” “Politika e konkurences ne kohen e krizes globale”,

Investimet e huaja ne turizmin shqiptar, nje mundesi per rritjen ekonomike te vendit etj ishin disa nga temat qe terhoqen vemendjen e takimit. Turizmi mbetet nje nder pikat kryesore ku shume shtete po orientojne politikat e tyre.

Last Updated on Saturday, 03 April 2010 12:19