TRAJTIMI I PERSONAVE QE KONSUMOJNE LENDE NARKOTIKE

Friday, 09 September 2011 15:08 Politike
Print PDF

Personat që drogohen bëhen shpeshherë kontingjent i krimeve dhe i arrestimeve nga policia, por për këtë kategori ekziston një mënyrë e veçantë trajtimi. Qe prej nentorit te 2010, kjo menyre eshte prezente edhe ne Shkoder dhe deri me sot kane gjetur kurim 30 persona qe me pare kishin varesi nga heroina. “Metadon” quhet medikamenti qe marrin ky kontigjent, duke gjetur me pas edhe sherim hap pas hapi, e duke iu rikthyer jetes normale. Mjeku Perparim Çela tregon gjate nje interviste per tv1 channel menyren se si jane kuruar keto paciente dhe rikthimin e tyre ne nje jetese normale, larg krimeve apo vjedhjeve.Fenomeni i perdorimit te drogave është tepër i zgjeruar, pasi në të gjithë vendin numërohen rreth 40 mijë persona që janë përdorues të drogave. Edhe ne Shkoder pranohet se pamvaresisht se trajtim marrin 30 persona, numri i perdoruesve eshte me i larte. “Metadon” perdoret vetem per personat qe kane konsumuar heroine dhe sherbimi i tyre eshte i plote pasi marrin kete medikament. Çdo dite per te marre kete medicament drejtohen pacientet ose familjaret e tyre, por qe gjithsesi lind nevoja e shtimit te hapesirave dhe menyra te trajtimit te ketij kontigjenti.