Provimet e lirimit per klasat e 9-ta.

Friday, 10 June 2011 13:05 Lajme
Print PDF

Kur na ndan vetem nje jave nga provimi i pare i lirimit per klasat e 9-ta, i cili zhvillohet me 17 Qershor ora 10.00, ne shkollat e qytetit te shkodres nxenesit po zhvillojne oret e konsultimeve.

Mesuesit po punojne me nxenesit ne baze te programeve orientuese te hartuara nga MASH, ndersa grafiku i shperndare ka parashikuar 5 ore konsultime ne gjuhe shqipe – letersi dhe 8 ore ne lenden matematike.  Me kameran tone ne ishim ne 2 nga shkollat 9- vjecare te qytetit, “Ismail Qemali” dhe “Ndre Mjeda” ku keto klasa po zhvillonin keto ore, ndersa zyrtarisht mesimi i tyre ka perfunduar kete te premte.

Drejtuesit e ketyre shkollave thone per mikrofonin e tv1 channel se po punohet intensivisht me nxenesit, ku “Ismail Qemali” ka 142 nxenes qe futen ne provimin e lirimit, ndersa “Ndre Mjeda”, 139.

Në ndryshim nga një vit më parë, kur intervali mes dy provimeve ishte 12 ditë, nxënësit e këtij viti do të kenë vetëm 6 ditë kohë për të rifreskuar njohuritë për provimin e Matematikës qe zhvillohet me 23 qershor.

Sipas rregullores, Provimet e Lirimit do të jepen vetëm me shkrim në një ditë të caktuar e do te zgjase 2 ore e 30 minuta, ndërsa nxënësi që nuk arrin t'i kalojë ato me sukses herën e parë, i ri jep ato në sesionin e dytë. Sipas udhëzimit të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, për përfundimin e vitit shkollor 2010-2011 dhe për zhvillimin e Provimeve të Lirimit në sistemin e arsimit parauniversitar, datat për sesionin e dytë të Provimeve të Lirimit, janë: 26 gusht Gjuha Shqipe dhe 29 gusht Matematika.

Për sa i përket ambienteve se ku do të zhvillohen Provimet e Lirimit, MASH ka vendosur që ato si mjedise të Provimeve të Lirimit të shërbejnë vetëm shkollat publike.